Thirrje për pjesëmarrës për Shkollën e 7-të kundër gjuhës së urrejtjes

Qendra për Dialog Interkulturor (CID), e përkrahur nga Misioni i OSBE-së në Shkup, ka kënaqësinë të shpallë thirrje për pjesëmarrës për Shkollën e shtatë kundër gjuhës së urrejtjes.

Qendra për Dialog Interkulturor për vitin e shtatë me rradhë organizon trajnime për punëtorët rinorë, studentët dhe aktivistët, qëllimi kryesor i të cilit është të zhvillojnë aftësitë e tyre për trajtimin e gjuhës së urrejtjes, si dhe të zhvillojnë narative alternative të bazuara në të drejtat e njeriut.

Trajnimi do të jetë i organizuar në tri pjesë:

  • Pjesa e parë e trajnimit do të jetë në internet (online) dhe do të shërbejë si një hyrje në temë dhe njohje reciproke e pjesëmarrësve;
  • Pjesa e dytë do të mbahet nga 15 deri më 19 tetor 2018 në h. Montana, Krushevë dhe do të përfshijë punëtori dhe ligjerata në këto tema:  Gjuha e urrejtjes dhe manifestimet e saj, pasojat e gjuhës së urrejtjes, krimet e urrejtjes, trajtimi i krimit të urrejtjes, mosdiskriminimi, etj.;
  • Pjesa e tretë përfshin organizimin e aktiviteteve të shkurtra nga pjesëmarrësit në fushat në të cilat ata punojnë dhe veprojnë në lidhje me temat e trajnimit.

 

Profili i pjesëmarrësve:

  • Mosha mbi 18 vjeç;
  • Mundësi për pjesëmarrje në të gjithë trajnimin, dhe pas përfundimit të njëjtit të mund të angazhohen në mënyre aktive në zbatimin e aktiviteteve në komunitetet lokale;
  • Të jenë studentë, punëtor rinor dhe /ose edukatorë, aktivistë, anëtarë të organizatave rinore;
  • Të kenë njohuri themelore nga fusha e të drejtave të njeriut dhe përvojë të mëparshme në organizimin e aktiviteteve;
  • Pas përfundimit të trajnimit, të kenë mundësi të realizojnë një aktivitet të shkurtër në mjedisin në të cilin ata jetojnë dhe veprojnë;

 

Datat: 15.10 – 19.10.2018

Vendi: h.Montana, Krushevë

Aplikacionet duhet të dorëzohen deri më 5 tetor 2018.

Të gjithë të interesuarit mund ta shkarkojnë thirrjen dhe të paraqiten duke plotsuar formularin në vazhdim. 

 Për më shumë informata mund të na kontaktoni në numrin +389 71 390 192 ose email arta@cid.mk   dhe /ose info@cid.mk.