Thirrje për koordinatorë projekti

Qendra për dialog interkulturor hap thirrje për koordinatorë për shkëmbim rinor “Përmes mësimit interkulturor deri në mundësi më të mira për punësim” i cili do të mbahet nga 12-19 korrik në Ohër.

Profili i koordinatorit:

  • të ketë mbi 18 vjeç
  • punëtorë rinor me përvojë në menaxhim të projekteve/punëtorive
  • i/e përgjegjëshme dhe fleksibil/e
  • aftësi të punojë nën presion
  • të respektojë afatet e dhëna
  • njohje të gjuhës angleze (Advanced level)
  • aftësi të punojë me ekip interkulturorë

Përparësi kanë anëtarët e asamblesë së përgjithshme të CID-it.

Detyrat e koordinatorit:

  • Të kryej studim të detajuar të dokumentacioneve të projektit
  • Komunikim të vazhdueshëm me partnerët e projektit dhe pjesëmarrës (dërgimin info-pack, ftesë, të ndihmojë pjesëmarrësit për të arritur në destinacionin përfundimtar, të mbledh dokumente që lidhen me kostot e udhëtimit të pjesëmarrësve, etj).
  • Të grumbulluar ekip për të punës për këtë projekt
  • Të përgatisë programën e punës dhe ndarjen e detyrave
  • Menaxhimin e buxhetit
  • Të kryej detyrat logjistike (rezervimi i akomodimit, organizimi i transportit)
  • Takim me ekipin të paktën një herë në javë
  • Takimi me mbikëqyrësit e projektit një herë në javë
  • Mbledhja e dokumenteve që lidhen me projektin (shpenzimet e udhëtimit, faturat, deklaratat, si dhe dokumentacione audio-vizuale)
  • Implementimin e shkëmbimit rinore dhe monitorimin e gjithë procesit
  • Përgatitja dhe dorëzimi i raportit përfundimtar brenda afatit

 

Fillimi i angazhmanit: 29.05.2017 

 

Për të kryer këto detyra, koordinatori i projektit do të marrin një honorar të përshtatshme.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar një biografi të shkurtër (CV) dhe letër motivuese te mila@cid.mk

Afati për aplikim është: 24.05.2017