Përvojat e vullnetarëve

Vala e madhe e refugjatëve e viteve 2015/16, që ngjau në territorin e Maqedonisë, si një vend në transit, në rrugëtimin e tyre, paraqet një lëvizje të madhe historike të popujve, siç nuk kishte parë bota qw nga Lufta e Dytë Botërore. Jo vetëm Maqedonia, por edhe të gjitha shtetet e rrugës ballkanike të refugjatëve, deri të shtetet më të zhvilluara të Unionit Europian, u gjetën të papërgatitura në përballimin me numrin e madh të njerëzve. Prandaj shtetet nuk kishin zgjidhje tjetër, pos që të mbështeten në qytetarët humanë, vullnetarët dhe organizatat humanitare, të cilat i mirëpritën refugjatët.

Vullnetarët e shoqatës Legis, filluan me aktivitetet e tyre për ndihmesë ndaj refugjatëve që tranzistonin në Maqedoni, qysh nga Tetori i vitit 2014. Ashtu, vala e madhe e vitit 2015, na gjeti të përgatitur dhe të organizuar. Përveç në vullnetarët dhe donatorët, shoqata Legis mbështetej edhe në vullnetarët dhe donatorët e huaj, duke e koordinuar tërë ndihmën ndaj refugjatëve mes vullnetarëve të vendit dhe të huaj, në bashkëpunim me institucionet shtetërore të kyçura në terren.

Besimi që kishte nga vullnetarët, pamvarësisht se a bëhej fjalë për individë apo grupe, lokalë apo të huaj, pamvarësisht përkatësisë së tyre kombëtare, etnike, fetare, politike apo ideologjike, tregon në atë se qëllimi i vetëm human – ndihmesa e njerëzve në nevojë, i bashkon të gjithë të ndryshem dhe i vë në shprehje vetëm vlerat e tyre pozitive dhe ngjashmëritë, e para së gjithash janë empatia dhe filantropia.

Në vijim të kësaj magazine elektronike, që është pjesë e projektit “Të rinjtë veprojnë për solidaritet”, të finansuar nga Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni, përkrahur nga Qendra për dialog interkulturor, në mënyrë të shkurtër po ua paraqesim përvojat e vullnetarëve, të cilët kanë qenë apo janë të kyçur në ndihmën e refugjatëve, kanë punuar apo bashkëpunuar me Legisin. Çdonjëri prej tyre e rrëfen storien e tij të angazhimit, motivit, për raportet me vullnetarët tjerë në ekipe, në fund duke dhënë këshilla për vullnetarët që do vijnë, duke u bazuar në përvojat e tyre me vlerë. Edhepse numri i vullnetarëve që ju ndihmonin refugjatëve ishte më i madh kah fundi i vitit 2015 dhe në fillim të vitit 2016, ne kemi ndarë vetëm një pjesë, në interes të kohës dhe burimeve, sa për një motivim fillestar për të gjithë ata që janë të interesuar në këtë temë.

 

Këto janë historitë më të mira. Urdhëroni shkarkoni këtu dhe lexoni ato.