Si të mësoni frëngjishten duke zbuluar gjithashtu edhe kulturën: orë të gjuhës frënge në Kumanovë

Vullnetarët tanë nga Franca - Baptiste Enormand dhe Baptiste Garnier - të cilët janë për 6 muaj në një projekt vullnetar në qendrën rinore MultiКулти, kanë vendosur të mbajnë orë të gjuhës frënge për rininë lokale. Pse? Për shkak se ka shumë të rinjë të entuziazmuar të cilët janë të gatshëm të mësojnë një gjuhë të re, dhe cila është mënyra më e mirë për ta bërë këtë? Natyrisht që ta mësojnë nga vetë ata që frëngjishën e kanë gjuhë amë. Por orët në gjuhën frënge nuk kanë të bëjnë vetëm me gjuhën, përmes aktiviteteve të mësimit joformal, pjesëmarrësit po mësojnë elementë kulturorë, po njoftojnë miq të rinj dhe zbulojnë mënyra të reja për të kaluar kohën e tyre të lirë.

Këtu kemi çfarë Baptiste dhe Baptiste ndanë me ne:

Qëllimi i orëve është të mësosh një gjuhë të re përmes lojërave, bisedave dhe ushtrimeve të tjera nga/dhe me persona që e kanë gjuhë amë. Ne kërkojmë argëtim përmes këtij procesi. Kjo është filozofia jonë dhe ne me të vërtetë mendojmë se është një nga mënyrat më të mira për të mësuar një gjuhë të re.

 

Aktualisht po organizojmë 3 lloje të ndryshme të orëve në gjuhën frënge:

  1. Çdo të marte ne organizojmë biseda në frëngjisht në Café Zafir. Në bisedimet tona çdoher mblidhen 5 deri në 10 persona. Pjesëmarrësit janë të avancuar në gjuhën frënge dhe ky është momenti ku ata mund të bisedojnë në frëngjisht dhe të ndajnë një kohë të mirë me pjesëmarrësit e tjerë 
  2. Pastaj, çdo të enjte nga ora 19:00 deri më 20:00 organizojmë orët në gjuhën frënge për fillestarët në qendrën rinore MultiКулти dhe u mësojmë atyre bazat e gjuhës. Ky event është i hapur për këdo që dëshiron të mësojë bazat themelore dhe të jetë në gjendje të bëjë një bisedë të thjeshtë në frëngjisht. 
  3. Së fundi, një herë në javë ne bashkangjitemi me një orë të gjuhës frënge në shkollën e mesme teknike "Nace Bugjoni", ku ndihmojmë profesorin e gjuhës frënge të organizojë aktivitete me nxënësit në mënyrën më argëtuese të mësimit joformale.

 

Falë gjithë këtyre ngjarjeve, ne mund të ndajmë një pjesë të kulturës tonë dhe të kalojmë momente të mira duke mësuar gjuhët. Për ne është një mënyrë e mirë për të kuptuar dallimet kulturore dhe kjo është gjithmonë një kënaqësi e madhe për t'i ndarë këto momente me të gjithë pjesëmarrësit.