Intervistë me Ines-in: për sfidat dhe përfitimet e të qenit punëtor i rinor

Ines Fetterley, punëtorja rinore e përkushtuar dhe gjithmonë e gëzuar, ka përfunduar një vit të pasur të punës në MultiKулти. Ajo është e gatshme të marrë përsipër sfida të reja dhe të arrijë nivele të reja, gjithmonë me të njëjtin pasion dhe përkushtim. Ndërkohë,ne intervistuam atë për përvojën e saj në MultiKулти dhe cilat janë pikat kryesore të përfshirjes së saj në CID:

Ines, si filluat të punoni si punëtor rinor? Cilat ishin fillimet tuaja këtu?

Për disa vite kam jetuar në Amerikë. Kur u ktheva në Maqedoni e dija se kisha nevojë për një përvojë të re, diçka ndryshe. Unë kam qenë e sigurt se dëshiroja të punojë për komunitetin dhe të zhvilloja aftësitë e mia gjithashtu.

Kur u bashkova në CID nuk e dija se do të punoja në qendrën rinore me fëmijët e të dy etnive (shqipëtar dhe maqedonas). Por në të njëjtën kohë kemi rihapur MultiКулти-n, kështu që u krijuan mundësi të reja. Fëmijët ishin shumë entuziastë, gjë që më dha motivimin dhe vullnet për të punuar me ta.

 A keni pasur përvojë të mëparshme në punën me fëmijët?

Kam punuar në qendrën e fëmijëve në Amerikë me fëmijë të vegjël 2 deri 4 vjeç. Unë punoja atje si një dado me fëmijë të moshave të ndryshme dhe si ndihmës mësuese në kopsht. Kështu që nuk ishte përvoja ime e parë puna me fëmijët, por ishte hera e parë në Maqedoni. Fëmijët ishin të gjithë të rinj për mua dhe unë isha e re për ta. Ndonjëherë ishte sfiduese, por gjithashtu shumë ndriçuese si përvojë, veçanërisht kur e shihni vullnetin, motivimin dhe entuziazmin e tyre.

Si dallon puna juaj këtu nga puna në Amerikë?

Është krejtësisht e ndryshe të punosh këtu, për shkak të mentalitetit dhe mënyrës sesi fëmijët sillen. Për shembull ne duhet të punojmë shumë për disiplinën dhe rezistencën ndaj autoriteteve. Në Amerikë, kur thua 'jo' do të thotë 'jo'. Këtu unë duhej ta përsëris shumë herë për të marrë reagimin e duhur ose përgjigjen. U deshën disa kohë që fëmijët të tregonin respekt për mua, të cilin unë mund ta shihja. Më vonë kam vënë re se ndonjëherë edhe pse nuk donin të bënin diçka, ata e bënë atë, sepse ata më respektonin mua.Por për shkak se isha shumë e qetë kur e dija se fëmijët do të më dëgjonin, më pëlqente sfida këtu.

Përveç disiplinës, a keni hasur edhe sfida të tjera?

Sigurisht më duhet ta përmend barrierën gjuhësore. Unë nuk flas shqip, kështu që komunikimi me fëmijët shqiptarë ishte i vështirë për mua. Natyrisht Nami-u, bashkëpunëtori im, ishte gjithmonë aty për të më ndihmuar, por kur isha vetë ishte ndryshe. Ndonjëherë përdorja duart, këmbët ose shprehjet e fytyrës për tu shprehur, dhe fëmijët e bënin të njëjtën gjë. Fillimisht ishte ky lloj komunikimi. Më vonë e zhvillova këtë sistem, kur thoja diçka në maqedonisht, ata më tregonin diçka në gjuhën shqipe dhe pastaj shkëmbenim fjalët. Në këtë mënyrë, gjetëm terren të përbashkët dhe arritëm ta kuptojmë njëri-tjetrin pak më mirë.

 

A mund të jepni shembull të një situate të vështirë, e cila u zhvillua gjatë punës tuaj?

Kur fillova, e dija se do të kishte konflikte kështu që unë kisha frikë se do të gjeja veten në një konflikt dhe nuk do të dija mënyrën e duhur për të reaguar. Ka pasur herë kur dinim se çfarë të bënim gjatë këtyre konflikteve, por edhe kur duhej të reagonim ashpër me "mjaft tani mjaft" dhe nuk vazhdonin më.

Kishte një rast që më kujtohet, kur ndjeva se ndoshta nuk u sulmova personalisht, por nuk u respektova. Diçka që unë nuk e kuptoja u tha në gjuhën shqipe dhe askush nuk donte të më tregonte se çfarë ishte. Dhe nuk ishte me rëndësi se çfarë ishte thënë, por fakti që askush nuk donte të komunikonte me mua. Mu desh një kohë për ta harruar, sepse ne jemi këtu për fëmijët dhe të gjitha ato që bëjmë është për ta. Ne duam të bëjmë një jetë pak më të mirë dhe më interesante. Pra, ky ishte momenti i vështirë për mua. Por më pas ata erdhën të kërkonin falje dhe pashë se ata u ndjenin me të vërtetë keq për atë që bënë dhe u ndjeva lehtësuar. E pashë, me veprimin e tyre, që këto barriera që na mbanin të ndarë për shkak të gjuhëve të ndryshme, etnive dhe gjërave të tilla, u zhdukën. Ky ishte edhe momenti kur ndjeva se ajo që bëjmë në MultiКулти ka ndonjë ndikim, që është vështirë të vërehet në baza ditore.

A mendoni se ata e kuptuan vetë gabimin e tyre ose dikush i ndihmoi ata?

Unë jam pothuajse 100% e sigurt se ndikimi i vajzave që ishin në MultiKулти kur kjo ndodhi ishte ajo që çoi fëmijët të vijnë dhe të kërkojnë falje. Por në të njëjtën kohë, megjithëse ishte një vendim i ndikuar, ishte mirë. Ajo nuk erdhi nga jashtë, por nga vetë grupi - nga përhapja e fjalëve dhe mendimeve mes tyre. Kur këshilla ose qortimi vjen nga një i rritur, shpesh ata nuk e marrin seriozisht. Diçka që vjen nga miqtë e tyre ishte gjithashtu një fitore e madhe për mua, sepse ajo është pjesë e disiplinës, sjelljes dhe mendjes së hapur.

Cila është këshilla juaj për njerëzit që fillojnë të punojnë me të rinjtë dhe fëmijët?

Para së gjithash të jeni të durueshëm, të jeni krenarë për fitimet e vogla dhe të mësoni nga humbjet. Do të ketë raste kur nuk mund të arrini  atë çfarë dëshironi, do të ketë raste kur ju do të jeni të papërmirësueshëm, të papranuar për çdo gjë që bëni. Por do të ketë momente kur do të shihni një fëmijë me një fëmijë tjetër, të cilin ai e ngacmonte më parë, duke mbajtur duart së bashku. Këto situata ju bëjnë të mendoni se keni ndikuar tek fëmijët në një mënyrë pozitive.

Është gjithashtu e rëndësishme të vendosni kufijtë gjatë punës me fëmijët dhe të mos lejoni që ata t'ju anashkalojnë.

Do të thosha - vendosni kufijtë e ulët për të fituar besimin dhe respektin e tyre, por në të njëjtën kohë u mësoni atyre se ka disa linja që nuk mund të kalohen.

A e 'shpikët' ju metodën apo qëndrimin tuaj për të punuar me fëmijët?

Unë jam strikte por gjithashtu dua të njoh më shumë fëmijët në baza personale dhe të jem dikush që ata mund të besojnë, të jenë të sigurt dhe të ndajnë gjërat që ndoshta nuk do të ndjehen rehat për t'i ndarë me dikë tjetër. Besimi i tyre është i rëndësishëm për mua..

A keni mësuar diçka të re nga puna me të rinjtë në MultiKулти?

Nuk është se e kam mësuar këtu, sepse e dija më parë, por kjo punë e ka vërtetuar mendimin tim në, se dallimet janë të mira. Të qenit i ndryshëm është në rregull. Ne gjithmonë mund ta bëjmë veten më të pasur duke mësuar për mendimet dhe qëndrimet e njerëzve të tjerë.

Çfarë do të mungojë më shumë?

Fëmijët, natyrisht.

Ne i dëshirojmë Ines-it më të mirën në përpjekjet e saja të reja dhe shpresojmë që ajo të vijë së shpejti në vizitë.

Intervistuesi: Ania Karnas