Ania Karnas flet për përvojën e saj si EVS në Kumanovë

Kam marrë pjesë në një EVS afatshkurtër në Maqedoni, si pjesë e projektit "Vullnetarizmi për Pranimin dhe Tolerancën". Kam kaluar 3 muaj në Kumanovë - një qytet që gjendet në pjesën verilindore të Maqedonisë. Projekti im u nda në dy pjesë: punoja në qendrën rinore dhe në kampin e refugjatëve në Tabanovcë. Qendra rinore MultiКулти është vendi ku fëmijët e të dy etnive (maqedonë dhe shqiptarë) mund të kalojnë kohën e lirë së bashku. Së bashku me vullnetarët e tjerë unë isha përgjegjës për përgatitjen e aktiviteteve interaktive për fëmijët. Ne luanim lojëra të ndryshme, si mësimi i gjuhës polake dhe angleze,prezantonim vendet tona etj. Ne bisedonim shumë me fëmijët për jetën e tyre të përditshme,prej të cilëve mësova shumë dhe më zgjeruan mendimet në shumë aspekte.

Në fillim të projektit unë isha pak e pasigurt nëse do të mund të punoja me fëmijët gjuhën  e të cilëve nuk e di dhe të bëj miqësi me to. Për fat të mirë, doli se nuk ishte aq e vështirë sa prisja dhe me mbështetjen e vullnetarëve të tjerë dhe të punëtorëve rinor unë u bëra lehtë pjesë e MultiKулти-t.Fëmijët ishin kryesisht shumë të hapur, të bukur dhe kurioz për shumë gjëra dhe gjithashtu për vendin tim.

Kampi i refugjatëve ku kam vullnetarizuar është i vendosur në fshatin Tabanovcë në kufirin maqedono-serb. Para se të filloja të shkoja atje unë nuk njihja ndonjë refugjat dhe nuk dija çfarë të prisja. Por nga ana tjetër isha shumë kurioze dhe kam dashur të kontriboj në punën e organizatës, e cila për mendimin tim ka bërë më të mirën për njerëzit në nevojë. Ka shumë paragjykime dhe frika për fenë myslimane dhe për refugjatët në botë, dhe njohja e njerëzve në kamp na ndihmon t'i kuptojmë ato dhe t'i heqim këto pasiguri. Aktivitetet e mia në kamp ishin kryesisht të lidhura me aktivitetet sportive dhe të kohës së lirë. Çdo gjë që ne bënim atje ishte që kohën e tyre ta bënim  pak më interesante dhe të këndshme. Madje edhe gjërat më të thjeshta që i bënim së bashku, më lejuan t'i njihja më shumë refugjatët. Tani ndihem personalisht e pasuruar.

E vlerësoj EVS-në nga këndvështrimi social dhe kulturor. Së pari, takova shumë njerëz interesantë dhe frymëzues - vullnetarë, ish-vullnetarë, punëtorë të OJQ-ve, njerëz lokalë, të ftuar nga jashtë. Mora shumë dije për Maqedoninë dhe kulturën, historinë, traditën dhe gjuhën e saj. Unë udhëtova pak edhe përreth Ballkanit. Për të kombinuar të gjithë faktorët së bashku, do ta vlerësoja EVS-in tim si një përvojë shumë pozitive dhe kuptimplote. Unë i rekomandoj të gjithë të rinjtë të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të jenë pjesë e një projekti të mrekullueshëm EVS jashtë vendit.